Mbyllet me barazim ndeshja miqësore në Lipjan.

Mbyllet me barazim ndeshja miqësore në Lipjan. Ulpiana 1-1 Ballkani. Ky ballafaqim shërbeu për stafin tonë teknik që t’i japin momente edhe futbollistëve që nuk kishin shumë minuta në ndeshjet e deritanishme. Rikthehemi në vikend në duelin kundër Lirisë, i vlefshëm për xhiron e 10-të kampionale. Na priftë e mbara #FCBallkani #FriendlyMatch
Debutuan dy futbollistët tanë në Kombëtaren e Kosovës

Dy futbollistët tanë, Qëndrim Zyba dhe Lumbardh Dellova, në debutimin e tyre zyrtar për Kombëtaren e Kosovës, kanë shfaqur ndaj Andorrës performancë shumë të mirë, duke qenë pozitiv në të gjitha pikat. Qendërmbrojtësi ynë ekzekutoi 73 pasime të sakta, mga 86 në total, duke rezultuar i saktë në 85%. Fitoi 9 nga 13 duelet, kurse […]
Në duelin e mbrëmshëm të Kombëtarës së Kosovës ndaj Andorrës, ish futbollisti ynë, Albion Rrahmani pësoi një lëndim…

Në duelin e mbrëmshëm të Kombëtarës së Kosovës ndaj Andorrës, ish futbollisti ynë, Albion Rrahmani pësoi një lëndim, për çka u detyrua të largohet me dhimbje nga fusha. Klubi ynë i dëshiron rikuperim të shpejtë, që sa më parë t’i kthehet fushës së blertë, sepse ka shumë për të dhënë. Të priftë e mbara “Lewa” […]