FC Ballkani

Search
Close this search box.
Search

Fitore në Suharekë!

Fitore në Suharekë! Me rezultat 2-1 kemi mposhtur Gjilanin, në kuadër të Superligës për gupmoshat U-21. Golat e fitores i realizuan Destan Bytyqi dhe Krenar Dulaj. Na priftë e mbara në duelin e radhës, në Klinë ndaj Dukagjinit. #FCBallkani #FCBallkaniU21 #BonVoyageSuperligaU21

Të dashur tifozë,

Të dashur tifozë, Ju njoftojmë se futbollisti Veton Tusha, nuk do të jetë më pjesë e jona, pasi me marrëveshje të dyanshme, e kemi shkëputur bashkëpunimin. Duke e falenderuar për kontributin e tij gjatë kohës sa ka bartur fanellen e Fc Ballkanit, i urojmë më të mirën në vazhdim të karrieres së tij. #FCBallkani #VetonTusha

Tifozë të dashur,

Tifozë të dashur, Kemi kënaqësinë ta prezantojmë para jush mesfushorin e ri, Arjol Bllaca, i cili është bashkuar me skuadrën kampione. 18 vjeçari erdhi tek ne nga ekipi i 2 Korrikut, teksa është prej talentëve më premtues të futbollit kosovar. Klubi ka lidhur kontratë 5 vjeçare me Arjolin (deri më 2028), derisa lojtarit i uron […]

Akreditimi

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Regjistrohu