𝗠𝗜𝗥𝗘̈𝗦𝗘𝗩𝗝𝗘𝗡 𝗔𝗟𝗠𝗜𝗥 𝗞𝗥𝗬𝗘𝗭𝗜𝗨!!
Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë 𝗔𝗹𝗺𝗶𝗿 𝗞𝗿𝘆𝗲𝘇𝗶𝘂 tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione.
FC BALLKANI ka arritur marrëveshje 3 vjeçare me futbollistin, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Dritës.
Kryeziu është bashkuar menjëherë me ekipin, si një armë e fortë më shumë për trajnerin Ilir Daja.
Klubi i uron mirëseardhje Almirit dhe shumë suksese të përbashkëta drejt synimeve tona
FC BALLKANI