Të dashur tifozë,
Siç e dini, sivjet nis edhe edicioni i garave i kampionatit të shpresave, U-21.
FC Ballkani është duke u bërë gati për këtë sezon, me synime të qarta edhe për këtë gjeneratë, sikurse me të gjitha të tjerat.
Për t’i realizuar ato, drejtimin e djemve U-21, ia kemi besuar Edon Gashit, i cili njëherit është dhe do mbetet edhe ndihmës i Ilir Dajës te skuadra A.
Si klub kampion, me objektiv kyç mbrojtjen e titullit, për ne rëndësi të jashtëzakonshme ka puna me të rinjët, për çka me seriozitetin më të madh të mundshëm, do të punojmë bashkë që të vazhdojmë të nxjerrim talentë, të cilët do t’i shërbejnë edhe ekipit të parë, por edhe vetë futbollit shtetëror të Kosovës.
Edonit, klubi i uron suksese në arritjet e objektivave të përbashkëta që kemi.
Na priftë e mbara!