Trajneri Mislav Karoglan, ka folur pas fitores së rëndësishme minimale ndaj Prishtinës së Re, duke theksuar vështirësitë që pati ekipi dhe ngarkesën e madhe të ndeshjeve në këtë periudhë.
“Ndeshje shumë e vështirë, nuk kishim ritëm. Ekipi ishte shumë i lodhur fizikisht dhe emocionalisht pas ndeshjes me Dritën. Vendosëm të bëjmë ndryshime herët, që në pjesën e parë, për të sjellë freski në ekip. Futbollistët nga banka reaguan shumë mirë. U kam folur lojtarëve për pushimin, rikuperimin dhe ushqimin. Luajmë të shtunën, kështu që kemi edhe një ditë më pak për rikuperim. Të gjitha ekipet e tjera në ligë kanë një ose dy ditë më shumë, vetëm Ballkani po luan 3 ndeshje në 7 ditë, ndërsa të tjerët kanë 8 ose 9 ditë. Kemi vetëm një stërvitje për ta përgatitur ndeshjen ndaj Prishtinës. Do të shohim gjendjen mjekësore të lojtarëve, do të analizojmë videon dhe edhe një herë do të japim gjithçka kemi”, është shprehur Karoglan.
Ballkani ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të shtunën, në derbin ndaj Prishtinës.





