Skuadra e ynë ka përmbyllur me sukses përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Llapit. Djemtë e Mislav Karoan kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore dhe janë gati për përballjen që i pret në transfertë.
Pas punës gjatë javës, ekipi udhëton drejt Podujevës me synimin për të vazhduar paraqitjet pozitive dhe për të marrë rezultat të mirë edhe në këtë duel.
Takimi i vlefshëm për javën e 23-të në Albi Mall Superliga e Kosovës do të zhvillohet nesër në Podujevë, me fillim nga ora 13:00.





