Tifozë të dashur të kampionit të Republikës së Kosovës,
Edhe këtë vit, FC Ballkani është vlerësuar me çmimin e klubit më të mirë nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Ylli ynë dhe i Kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu, është shpallur futbollisti i vitit 2024!
Ndërkaq në formacionin e vitit, pos mesfushorit tonë fantastik, gjendet edhe Lumbardh Dellova, poashtu futbollist i Kombëtares, i cili kontriuboi në sukseset e këtij viti, ku fituam titullin kampion dhe Kupën e Kosovës.
Njëkohësisht që edhe çmimi për trajnerin më të mirë të 2024-ës, i takon timonjerit që drejtoi skuadrën tonë për tri edicione, Ilir Daja.
Këto janë rezultate të punës tonë, investimit tonë serioz dhe konkret, derisa për ne janë shtytje për ta rritur dhe intensifikuar angazhimin gjithëpërfshirës brenda klubit, për të arritur suksese të reja e për të vazhduar të ndërtojmë lojtarë, të cilët e mbrojnë me nder fanellën e Kombëtares.
Mos harroni, ende është vetëm fillimi 🧡🖤
#FCBallkani