Cima construction është kompani ndërtimore e cila bënë projektimin dhe ndërtimin e objekteve afaristo banesore dhe shitjen e tyre në gjithë Kosovën.
Në vitin 2017 kompania Cima Construction merr për sipër privatizimin e klubit futbollistik Ballkani nga Suhareka.
Me marrjen e klubit FC Ballkani në pronësi të kompanisë Cima Construction, klubi arriti të organizohet shumë mirë për gara në futbollin vendor, dhe për një kohë të shkurtër arriti të jetë konkurrenti kryesor për titull në super ligën e Kosovës.
Në vitin 2022, Fc Ballkani për herë të parë fiton titullin Kampion në BKT Super Liga e Kosovës dhe për herë të parë merr pjesë edhe në garat e futbollit ndërkombtar në UEFA Champions League, duke arritur një sukses të madh për futbollin Kosovar me kalimin në grupe të UEFA Conference League.