FC Ballkani

Ballkani është ‘Juventusi i Kosovës’, trajneri i Cluj i frikësuar para përballjes me ekipin kosovar – mediumi rumun me fjalë të mëdha për kampionin e vendit tonë

Ballkani po bëhet gati të debutoj në grupet e Ligës së Konferencës, ku të enjten mbrëma do të jetë sfida e parë.

Kampioni në fuqi i Kosovës në ndeshjen e parë do të përballet me kampionët e Rumanisë, CFR Cluj.

Ballkani është në top formë, ku ka marrë tri fitore në tri ndeshjet e para në kampionat, madje të gjitha me rezultat të njëjtë 1-0 duke mbajtur portën e paprekur në 270 minuta.

Forma e mirë e Ballkanit i ka lënë përshtypje edhe mediumit rumun ‘Prosport.ro’, që madje e ka quajtur kampionin e vendit tonë si ‘Juventusi i Kosovës’.

“Dan Petrescu, i frikësuar nga ‘Juventusi i Kosovës’ para debutimit në Ligën e Konferencës. Kundërshtari i CFR Cluj në top formë pas fitores në derbi. Pa asnjë humbje”, është titulli i mediumit rumun.

“Dan Petrescu ka probleme serioze para duelit me Ballkanin, kundërshtarin e parë të CFR Cluj nga grupet e Ligës së Konferencës. Tekniku i kampionit rumun ka arsye të frikësohet nga udhëtimi në Kosovë, duke qenë se CFR Cluj do të përballet me një ekip në formë të shkëlqyer”.

“CFR Cluj e ka shtyrë derbin me FCSB-në, pikërisht që skuadra të përgatisin sa më mirë ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës”.

“Ballkani, tri fitore radhazi dhe asnjë gol i pësuar në kampionat. 11 ndeshje pa asnjë dështim të vetëm Mbrojtja e shkëlqyer e Ballkanit do ta bënte ziliqar Dan Petreskun, aq më tepër që skuadra e tij nuk është më aq e sigurt në mbrojtje”, thuhet në shkrimin e mediumit rumun.

Ballkani dhe Cluj përballen të enjten me fillim nga ora 18:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Përpos kampionëve të Rumanisë, Ballkani në grup të Ligës së Konferencës ka edhe Slavia Pragën dhe skuadrën turke Sivaspor.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Akreditimi

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Regjistrohu