FC Ballkani

Search

Me ftesë të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës…

Me ftesë të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në ambientet e FFK-së, jemi pritur dhe nderuar me mirënjohje, për të arriturat tona historike në këto dy vitet e fundit.

Mbështetja e shtëpisë së madhe të futbollit të Kosovës, në prag të ndeshjes ndaj Dinamo Zagrebit, në UEFA Europa Conference League, për ne është inkurajuese.

Falenderojmë presidentin Agim Ademi për respektin ndaj kampionit të Kosovës, i cili me falenderime për punën tonë që kemi bërë dhe po vazhdojmë ta bëjmë, edhe njëherë e ritheksoi arritjen e madhe të FC Ballkanit, duke kujtuar se vetëm për pak kohë, kampioni i dyfishtë i Republikës, ka arritur të rreshtohet në mesin e skuadrave të atyre shteteve, federatat e të cilëve tash e 100 vjet janë anëtare të UEFA-së dhe FIFA-së.

Presidenti i klubit, Arsim Kabashi, ka falenderuar kreun e FFK-së për mirënjohjet e ndara dhe për gjithë punën që ai dhe Federata po e bëjnë për futbollin e Kosovës.

Mirënjohjet e dhuruara nga FFK-ja, timonjeri ynë i skuadrës Ilir Daja ia ka dedikuar krejt futbollistëve tanë, të cilët ndonëse me orare shumë të ngjeshura në garat vendore e ndërkombëtare, po arrijnë rezultate historike.

#FCBallkani
#ForcaBallkani
#UECL
Facebook
Twitter
LinkedIn