Të dashur tifozë,
Pjesa ofenzive e jona është forcuar edhe më shumë.
Familjes kampione i bashkohet futbollisti Bleart Tolaj, me të cilin klubi ka nënshkruar marrëveshje 3 vjeçare.
Lojtari i cili sezonin që shkoi, mbrojti ngjyrat e Malisheves është bashkuar menjëherë me grupin e skuadrës, dhe po vazhdon përgaditjet në Ohër, ku ekipi po kryen stërvitjet përgaditore.
Klubi i uron mirëseardhje Tolajt dhe shumë suksese të përbashkëta drejt synimeve tona
FC BALLKANI