FC Ballkani

Search

⭐️YLLI I JAVËS ⭐️

⭐️YLLI I JAVËS ⭐️

⚽ Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 25-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit tonë, Adetunji Sunday Damilare.

🗣Pasi mori këtë çmim, Adetunjiu shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Ne e dinin sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Sidomos duke parë disa nga ndeshjet e fundit, kemi luftuar shumë për të arritur deri këtu. Kështu që, duke hyrë në këtë ndeshje, e dinin sa vlerë kishte. Ishte një përpjekje kolektive dhe mënyra se si fituam ishte e jashtëzakonshme. Po, është një ndjenjë fantastike për mua, por meritat u shkojnë shokëve të ekipit, sepse pa ta nuk do të ishte e mundur.
Kështu që këtë fitore ia dedikoj të gjithëve. Ishte një përpjekje e përbashkët për ne, nuk isha vetëm unë, unë thjesht dhashë kontributin tim. Po, në këtë kampionat, e pranoj që nuk luajtëm mirë. Por ishim pa fat dhe në futboll ndodh edhe kjo. Nuk është se luajtëm keq, por ndonjëherë thjesht nuk të ndihmon fati.”– tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
.
#FCBallkani
Facebook
Twitter
LinkedIn