FC Ballkani

Search
Close this search box.
Search

⭐️Nazmi Gripshi “Ylli i Javës”⭐️

⭐️Nazmi Gripshi “Ylli i Javës”⭐️

✅Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Në xhiron e 8-të të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar mesfushorit tonë, Nazmi Gripshi.

🙌🏼Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Lulzim Berisha, Synaj Keqi, Emin Sekiraqa, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë mesfushorit te skuadrës tonë, pasi në ndeshjen kundër KF. Llapi kishte paraqitje briliante duke shënuar një eurogol dhe duke e udhëhequr ekipin drejt fitimit të 3 pikëve të rëndësishme për ta marrë kreun e renditjes në Albi Mall Superliga.

⚽️Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e tonë , e ndau Blerina Tmava, specialist e rrjeteve sociale në Albi Mall.

😄Pasi mori këtë çmim, Gripshi u shpreh i lumtur për vlerësimin.

🗣️ “Jam i lumtur për këtë vlerësim nga ana e FFK-së. Fal paraqitjeve të mira si nga ana personale ashtu edhe e gjithë bashkëlojtarëve po arrijmë çdo ndeshje të marrim nga 3 pikë. Shpresoj të vazhdojmë kështu duke e ruajtur vendin e parë”, ka thënë Nazmi Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.

#FCBallkani
#NazmiGripshi
#FFK
Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Akreditimi

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Regjistrohu