FC Ballkani

Search
Close this search box.
Search

Nazmi Gripshi “Ylli i Javës”

Nazmi Gripshi “Ylli i Javës” 🌟

👏 Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, @albi.mall , kanë vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”!

🏆 Ky çmim për javën e 23-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit tonë, @nazmigripshi

👍Vlerësimi i më të mirë të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Zeqir Hasi, Shefki Misini dhe Bekim Domniku.

🌟 Nazmi Gripshi u vlerësua nga ky komision se ishte një prej lojtarëve më të mirë në derbin Prishtina-Ballkani.

⚽️ Përveç që bëri diferencën në fushë ai shënoi një supergol , i cili edhe na motivoi për t’u kthyer në rezultat dhe për të marrë një pikë të rëndësishme në këtë ballafaqim (2:2).

💥 Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e @fcballkaniofficial Nazmi Gripshi e ndau Valmir Imeri, menaxher i shitjes në Albi Commerce.

🗣 Pas marrjes së këtij çmimi, Gripshi u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe u shpreh optimist se skuadra e tij do ta mbrojë titullin e kampionit në këtë edicion.

🙌 “Është nder dhe kënaqësi që të shpallesh më i miri i xhiros në Albi Mall Superligë. Ky edicion i Superligës është shumë i luftuar dhe ka ndeshje shumë të vështira. Ballkani ndeshjet i merr një nga një dhe besoj që sado që rruga për ta mbrojtur titullin kampion është e vështirë, ne, do t’ia dalim. Një falënderim shkon për të gjithë bashkëlojtarët të cilët kontribojnë çdo herë që performanca ime të jetë e mirë”, ka theksuar Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së. 🤗👌

Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Akreditimi

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Regjistrohu