𝗧𝗲̈ 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿 𝘁𝗶𝗳𝗼𝘇𝗲̈
Me motivin më të madh të mundshëm, të dielën udhëtojmë në Podujevë, për ta zhvilluar ndeshjen e radhës kampionale, ndaj KF Llapit.
Atmosfera fantastike brenda ekipit, sikurse edhe mbështetja nga tribuna e tifozëve tanë fantastikë, XHEBRAILAT, janë arma kryesore e jona, për ta shtruar hap pas hapi, rrugën drejt cakut kryesor, mbrojtjes së titullit kampion.
Bashkë e kemi shkruar historinë dhe bashkë do t’ia vazhdojmë kapitujt e ri.
E diel, ora 13:00
Stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë.
Na priftë e mbara SUHAREKË