FC Ballkani

Search
Close this search box.
Search

Albion Rrahmani sërish “Ylli i Javës”

Albion Rrahmani sërish “Ylli i Javës” ⭐️

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 21-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit tonë, Albion Rrahmani.

Sulmuesi i ynë po kalon në formë të shkëlqyeshme në fillim të stinorit pranveror dhe ka qenë përcaktues në tri fitoret radhazi. Ai e fitoi këtë çmim edhe në javën e 19-të, kur shënoi “Hat-Trick”. Ndërkaq, këtë mesjavë, Albion D. Rrahmani , me golin e tij në minutën e 88-të na ndihmoi të realizojmë fitore ndaj Trepçës’89 në Mitrovicë (1:0).

Forma nëpër të cilën po kalon dhe rikthimi për ta marrë çmimin e më të mirit të javës, brenda pak ditësh për herë të dytë, ka bërë që Albioni të ndihet tejet i lumtur e krenar, por edhe modest. Ai premton se do të vazhdojë të punojë maksimalisht për ta mbajtur këtë formë sa më gjatë dhe ta ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave të këtij edicioni.

“I kam premtuar vetes që do të jap maksimumin çdo xhiro për të ndihmuar ekipin drejt objektivit të mbrojtjes së titullit dhe më gëzon fakti që po rikthehem për ta marrë këtë shpërblim si më i miri i javës. Gjithmonë them se të shpallesh më i miri i javës nuk është vetëm për meritë të punës time, por këtu më ndihmojnë shumë edhe bashkëlojtarët dhe shtabi teknik, të cilëve u jam mirënjohës. Do të vazhdoj punën time nga ndeshja në ndeshje dhe shpresoj që në fund të jem golashënuesi më i mirë në Superligë dhe Ballkani të jetë sërish kampion”, ka theksuar Rrahmani për faqen zyrtare të FFK-së.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Accreditation

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Register