FC Ballkani

Search
Close this search box.
Search

Daja: Luajtëm shkëlqyeshëm

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Zhalgirisit të Lituanisë. Daja e ka vlerësuar të shkëlqyer paraqitjen e parë të Ballkanit në Evropë.

i Kosovës të martën mbrëma luajti 1:1 në “Fadil Vokrri” me Zhalgirisin në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Championsit.

“Luajtëm për herë të parë në kupat e Evropës dhe morëm barazimin e parë në eliminatoret e Championsit, me një lojë të shkëlqyer. Kundërshtari ishte i vështirë dhe i disiplinuar taktikisht. Kemi dominuar me raste dhe morëm golin nga një goditje dënimi. T’i krijosh një kundërshtari të tillë me shumë përvojë në Evropë kaq shumë raste, të vjen keq për rezultatin. Djemtë meritonin shumë më tepër me atë që prodhuan në fushën e lojës”, ka theksuar Daja.

“Kemi dalë shumë herë para portës. Mbi dy të tretat e kohës kemi qenë në fushën e kundërshtarit. Kemi dominuar edhe në mbajtje të topit edhe në raste. Nëse do të finalizonim, do të shkonim drejt golit të dytë. Kjo do të na jepte qetësi para ndeshjes në Lituani”, ka shtuar trajneri tiranas.

Ai ka theksuar se mbrojtësit është dashur të jenë shumë më të vëmendshëm te goditja nga këndi, pas së cilës ra goli. Ka thënë se Ballkani ka lojtarë të mirë në lojën në ajër dhe ata është dashur të reagojnë.

Ballkani luajti në Prishtinë e jo në Suharekë, dhe sipas Dajës, ndeshja i ka ngjarë një “transferte” edhe për Ballkanin, ndonëse kishte përkrahjen e shikuesve. Ai ka thënë se Zhalgirisi do ta ketë më të lehtë ambientimin pasi luan në fushën e vet. Këtë e vlerëson përparësi të skuadrës nga Lituania.

“Pasi këtu ishte 50-50, mendoj se edhe kualifikimi në Lituani është 50-50”, ka thënë Daja.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Akreditimi

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Regjistrohu