FC Ballkani

Search
Close this search box.
Search

Mbyllet ndeshja në Suharekë me barazim 2-2.

Mbyllet ndeshja në Suharekë me barazim 2-2. Duelin e radhës në Superligë e zhvillojmë në Gjilan, ndaj Dritës. Na priftë e mbara!#FCBallkani #ForcaBallkani #AlbiMallSuperliga

E nisim sezonin pranveror me fitore 💪

E nisim sezonin pranveror me fitore 💪 Skuadra tregoi karakter kampioni, duke shfaqur një ndeshje të bukur e të fortë në Prizren. Secili futbollist që sot u paraqit në fushë e dha më të mirën nga vetja, disa edhe në pozicionet jo natyrale të tyre, bënë maksimumin. Shihemi në duelin e radhës në Suharekë, ndaj […]

Tifozë të dashur,

Tifozë të dashur, Qendërsulmuesi Albin Berisha është transferuar te ekipi Petrolul 52 në Poliesti të Rumanisë. Për djaloshin shembullor që dha shumë për skuadrën tonë, tani nis një etapë e re, në të cilën ne i urojmë sa më shumë suksese. FC Ballkani vazhdon të jetë adresa e formimit profesional të futbollistëve tanë, për të […]

Kalojmë në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Kalojmë në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Goditja precize e mesfushorit tonë, Vesel Limaj, determinoi ndeshjen. Na priftë e mbara në vazhdimësinë e rrugëtimit 🧡🖤#FCBallkani #ForcaBallkani #KupaeKosovës

Të dashur tifozë,

Të dashur tifozë, Ju njoftojmë se super mesfushori ynë dhe i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba, e vazhdon karrieren te skuadra prestigjioze e Legias së Varshavës. Futbollisti huazohet te ekipi polak deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje të gjithë kartonit. Klubi e falenderon Zybën për kontributin e madh që ka dhënë me […]

Akreditimi

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Regjistrohu