FC Ballkani

FC Ballkani

Zyrtare: Ballkani nënshkruan me talentin Veton Tusha

Ballkani ka konfirmuar marrëveshjen me talentin 19 vjeçar, Veton Tusha, i cili ka bërë karrierë në Turqi dhe Poloni.

Tusha ka luajtur për Denizlispor dhe Termelica.

“Veton Tusha ka firmosur me klubin tonë për tre sezonet e ardhshme, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë”.

“Tusha ka qenë pjesë e ekipit Denizlispor i cili në atë kohë garonte në Supërligën e Turqisë dhe së fundmi ishte pjesë e klubit polak Termelica”.

“Vlen të ceket se Veton Tusha është pjesë e Kombëtares së Kosovës U21”.

“Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë’, thuhet në njoftimin e klubit.

Tusha pritet të jetë ndihmë e madhe për Ballkanin në ndeshjet e Ligës së Konferencës me shpejtësinë e tij. 

Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Regjistrohu