FC Ballkani

FC Ballkani

Leotrim Bekteshi përforcimi më i ri i FC Ballkanit

Klubi futbollisitk Ballkani kanë bërë të ditur se kanë zyrtarizuar marrëveshjen me qendërmbrojtësin Leotrim Bekteshi.

Bekteshi ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024, duke u bërë kështu përforcimi më i ri i klubit që ka kaluar në fazën e grupeve në Lgiën e Konferencës.

Qendërmbrojtësi në të kalaurën ka luajtur me ekipe si, Iska Borcic, SCGjilani, Prishtina, dhe së fundmi ishte pjesë e Mjondalen.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Ballkani kanë bërë të ditur zyrtarizimin e Bekteshit, gjithashtu i kanë uruar mirëseardhje dhe suksese në fanellën e tyre.

Ballkani ditën e premte ka mësuar shortin për fazën e grupeve të UEFA Conference League, ku do të jetë në grupin G bashkë me skuadrën çeke, Slavia Praga, skuadrën rumune, Cluj, dhe skuadrën turke Sivasspor.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Regjistrohu