FC Ballkani

FC Ballkani

Kabashi nuk e ka pritur suksesin e Ballkanit

Kryetari i klubit të Ballkanit të Suharekës, Arsim Kabashi, ka thënë se nuk e ka pritur një sukses të tillë të skuadrës.

Ballkani siguroi të enjten fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, pas fitores ndaj Shkupit, 1:0.

“Meritat i takojnë lojtarëve. Është diçka e pabesueshme. Të them të drejtën nuk e kam pritur një sukses të tillë. Djemtë kanë bërë më të mirën. Është e pabesueshme. Është hera e parë që një skuadër hynë në fazë të grupeve, një sukses i jashtëzakonshëm. Është ndjenjë e papërshkrueshme. Merita i takon shumë gjeneratave që kanë sakrifikuar ndër vite. Sot na pret festë deri në mëngjes”, ka thënë Kabashi pas kualifikimit.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, theksoi se ky është një sukses i pabesueshëm, por i vërtetë.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Regjistrohu