FC Ballkani

FC Ballkani

Daja për triumfin e Ballkanit ndaj Prishtinës: Fitoi futbolli

Ballkani ia doli që të fitonte tre pikë të mëdha në udhëtim te Prishtina, pasi fituan 1-0 në kuadër të javës së pestë në Albi Mall Superliga.

Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja ka thënë se kjo fitore nuk është vetëm e skuadrës së tij, por e gjithë futbollit kosovar.

“Pritej ndeshje e vështirë, janë dy ekipe me rëndësi. Ballkani, që po përfaqëson Kosovën me sukses në arenën ndërkombëtare dhe Prishtina, ekip me traditë”, ka thënë ai fillimisht për ArtSport.

“Fitoi futbolli, për një atmosferë të tillë të gjitha ekipet kanë nevojë. E merituam fitoren”.

“U fokusuam te ndeshja me Prishtinën dhe harruan që të enjten kanë ndeshjen kryesore”.

“Djemtë kanë karakter të jashtëzakonshëm. Jam i kënaqur që drejtoi këtë grup me këta futbollistë kaq të mirë”, ka shtuar Daja.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Regjistrohu