FC Ballkani

FC Ballkani

Ballkani është i vendosur për ta mposhtur La Fioritan në San Marino

“Atmosfera është shumë e mirë në grup dhe shpresojmë në fitore. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Kemi punuar gjatë gjithë javës dhe do të dalim në fushë për të fituar. Ne do të hyjmë sikurse në çdo ndeshje me seriozitet të lartë për ta dhënë maksimumin dhe në fund të shpërblehemi me fitore. Besoj që kemi forcë dhe shpresoj që t’i kalojmë këta kundërshtarë”, u shpreh Rrahmani, 21-vjeçar. “Kundërshtarin e njohim. Gjatë javës i kemi parë disa ndeshje të tyre dhe e dimë saktë se cila janë pikat e dobëta. Por, të lehtë nuk duhet ta marrim asnjë kundërshtarë”. Sulmuesi nga Podujeva luajti në dy ndeshje ndaj Zhalgirisit si zëvendësues. Në anën tjetër, trajneri i La Fioritas, Oscar Lasagni, e ka vlerësuar Ballkanin si skuadër që luan futboll sulmues. Ai në konferencën për shtyp, të hënën, ka thënë se e ka studiuar mirë ekipin kosovar. Sipas tij, stërvitjet kanë shkuar mirë dhe La Fiorita është gati për duelin e së martës. Ai ka konfirmuar tri mungesa në ekipin e tij për këtë përballje.

“Tetëdhjetë për qind e lojtarëve do të qëndrojnë me ne gjatë gjithë vitit. Do të mungojnë vetëm Gasperoni, Bartolini dhe Abouzziane. Ne stërvitëm mirë dhe kam shumë besim. Një rund i dytë është gjithmonë sfidues, por mendoj se mund të bëjmë një ndeshje të mirë. Kam parë shumë ndeshje. Ata janë një ekip agresiv, që luajnë shumë lart dhe që e nisin nga fundi aksionin. Një formacion mjaft sulmues. Luajnë kryesisht me 4-3-3 ose 4-2-3-1. Ata janë shumë fizikë dhe të shpejtë, një ekip i mirë”, u shpreh Lasagni.

Ai konfirmoi se loja e ekipit të tij nuk do të ndryshojë dhe do të jetë sulmuese.

“Ne gjithmonë do të adoptojmë qasjen tonë taktike që na ka karakterizuar gjatë gjithë vitit. Ne nuk do të ndryshojmë frymën tonë të lojës dhe për aq sa është e mundur, do të përpiqemi të luajmë një lojë sulmuese”, deklaroi trajneri Lasagni.

Kapiteni Danilo Rinaldi, autori i golit që i dërgoi La Fioritan në finale të turneut parakualifikues të Ligës së Kampionëve, ka thënë se e kanë harruar eliminim nga Championsi dhe se janë fokusuar te ndeshja e radhës. Ai e pranon se rundi i dytë është më i vështirë sesa parakualifikimet.

“Zhgënjimi ka kaluar, por keqardhja mbetet. Ne humbëm shansin për të kaluar në Ligën e Kampionëve. Tani nisemi për ndeshjen e radhës, të vetëdijshëm se niveli rritet në rundin e dytë. Jemi energjikë, skuadra është stërvitur mirë dhe ende dëshiron të kalojë tutje në garat evropiane. Ka pasur disa ndryshime në skuadër, por kushdo që ka ardhur, është vënë plotësisht në dispozicion. Kemi punuar mirë”, tha Rinaldi.

Ndeshja e kthimit në të cilën do të përcaktohet skuadra që do të kalojë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, do të mësohet në ndeshjen që do të zhvillohet. Fituesi i duelit, La Fiorita – Ballkani, do të luajë në rundin e tretë me fituesin e përballjes, Sutjeska (Mali i Zi) – Klaksvikut (Ishujve Faroe).

Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Regjistrohu