Gjatë vitit 2022 arritëm të shpallemi për herë të parë Kampion të Superligës si rrjedhojë arritëm të korrnim suksese edhe në garat evropiane. Për të arriturat gjatë këtij viti ne u nderuam me çmime nga shtëpia e futbollit Kosovar, FFK.
FC Ballkani u nderua me çmimin e klubit më të mirë në vitin 2022.
Armend Thaçi u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit 2022 kurse Albion Rrahmani, Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu, Astrit Thaqi , Armend Thaqi dhe Ermal Krasniqi u zgjodhën në 11-shen më të mirë të këtij viti.
Ndersa timonieri i ekipës tonë, Ilir Daja është zgjedhur si trajneri më i mirë i vitit 2022.






