Klubi i Futbollistik Ballkani (KF Ballkani) në fillimin e aktiviteteve e kishte emrin “Rinia”,klub i cili u themelua në vitin 1947 nga disa sportdashës,qëllimi i të cilit ishte që të marrë pjesë në gara dhe turne të ndryshme të cilat organizoheshin në atë kohë. Gjerë në vitin 1952 klubi nuk ishte i regjistruar zyrtarisht dhe në këtë vit u regjistrua për herë të parë dhe filloi aktivitetin e tij të organizuar dhe të marrjes pjesë në gara të rregullta.  Gjerë në vitin 1965 klubi është quajtur me këtë emër Rinia dhe në këtë vit klubin e merr nën patronat të tij Industria e Gomës dhe Kimike dhe pagëzohet me emrin KF”Ballkani”.


Rezultatet e KF Ballkanit ishin të shumta. Ishte anëtare e ligës së pare të Kosovës në vitin 1973/74, pastaj prej fillimit të vitit 1977/78 bëhet prapë anëtare e ligës së pare dhe deri në vitin 2000 ishte anëtarë i po kësaj lige. Ishte njëri ndër klubet e para i cili i braktisi garat nga liga e cila ishte e menaxhuar nga ish Federata e Futbollit të Jugosllavisë. Organizoi për 10 vite klubin e futbollit që t’i kundërvihet okupatorit sërbosllav nga viti 1990 e gjerë me fillimin e luftës në Kosovë.

KF “Ballkani” dhe KF”Liria” luajtën ndeshjen e parë në Studençan në ligën e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, Në gjiun e KF” Ballkani” luajtën shumë lojtarë të spikatur Suharekës (Therandas) si psh. nga më të vjetrit: Rexhep Kuçi, Esheref Berisha, Hajrush Berisha, Ali S. Elshani, Salih Hoxha, Isuf Kolgeci, Gafurr Kabashi, Dërvish Shala, , Hevzi Shalaj, Nexhat Elshani,Osmani Ramadani, Musli Bylykbashi,Naser Berisha, Lulzim Kolgeci, Arsim Llapatinca, Isuf Asllanaj, Bekim Suka, Visar Berisha, Avni Bytyçi, Fillim Guraziu Urim Bylykbashi e shumë e shumë të tjerë të cilët dhanë një kontribut të çmuar në afirmimin e futbollit si dhe vlerave tjera njerzore e disa japin akoma kontributin e tyre në terenet e futbollit si trejnerë e në poste të ndryshme sportive.

Momentalisht KF”Ballkani” gjendet në ligën e parë ku pothuaj është arritur qëllimi që të inkuadrohet në Superligën e Futbollit të Kosovës, me një organizim në të gjitha sferat duke u nisur nga puna me juniorë dhe kategori të reja, si dhe me një organizim të jashtëzakonshëm të simpatizuesve Xhebrailat të cilët në çdo kohë i kanë dhënë zemër dhe në aspekte tjera KF Ballkanit