REAGIM

Klubi i futbollit FC Ballkani, shpreh indinjatën e thellë, ndaj veprimit të personave të panjohur, ndaj sulmit së treshes së gjyqtarëve,përkatësisht gjyqtarit Mervan Bejtullahu, në ndeshjen e xhiros së XXVIII-të, të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, që u zhvillua në Therandë,ndërmejt FC Ballkani dhe skuadrës së KF Ferizaj.

Dënojmë ashpër këtë sulm, duke kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë, ndërkaq kërkojmë nga organet rendit dhe hetuesisë që të marrin masat e duhura kundrejt personave të cilët kanë shkaktuar këtë incident.

FC Ballkani distancohet nga akte të tilla dhe është kundër akteve të tilla,të cilat ia prishin imazhin sportit numër një në botë,futbollit.

Me respekt:
FC BALLKANI

Leave a Reply

%d bloggers like this: