JUNIORËT -Kampion në Ligën e Parë

Juniorët e skuadrës sonë,sot pas fitores kundër juniorëve të FC Kek-ut me rezultat 1 me 3,edhe zyrtarisht janë kampion në këtë kategori në Ligën e parë,dhe zyrtarisht janë inkuadruar edhe në Superligë.

Djersa e derdhur dhe sakrifica e bërë gjatë tërë edicionit garues nga vetë futbollistët dhe stafi teknik të udhëhequr nga traineri Edon Gashi përveq se solli rezultat,ka bërë krenar të gjithë drejtuesit e klubit,dhe të gjithë dashamirët e futbollit në Therandë.

Bordi i klubit dhe presidenti Arsim Kabashi,iu përgëzojnë për suksesin e arritur dhe urojnë që këtë rezultat të arrini edhe në Superligë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: