Fitore e madhe ndaj Gjilanit

Ne stadiumin e qytetit ne Therande,sot kemi zhvilluar ndeshjen e javes se XXX-te,kunder skuadres se Gjilanit.

Futbollistet e skuadres sone,ishin te vemendeshem ne kete takim duke ditur rendesine e pikeve te plota dhe permbushem me perpikmeri detyrat qe u kishte caktuar shtabi teknik te udhehequr nga traineri Gani Sejdiu.

Pjesa e pare e ndeshjes perfundoi pa gola ndersa ne te dyten ne skene doli Blendi Baftiu i cili shfrytezoi me perpikmeri topin e dhene nga Topalli dhe shenoi golin e vetem te takimit dhe te fitores per skuadren tone.

Leave a Reply

%d bloggers like this: