FC BALLKANI,LICENCOHET NGA FFK PËR GARAT NË UEFA

Therandë,10 maj 2019 – Të nderuar, ju njoftojmë se FC Ballkani sot ka marrë vendimin pozitiv për licencim në garat e UEFA-se. 

Kjo rrugë ka qenë e gjatë, kërkuese dhe shumë insistuese. Ky lajm na ka gëzuar shumë pasi që këtë proces po e bëjmë për herë të parë dhe menjehëre ka rezultuar pozitiv,gjë e cila rritë renomen e klubit. 

Në asnjë moment nuk do të harrojmë gjeneratat paraprake që kanë kontribuar për këtë sukses.Por falenderim i vecantë shkon për Cima Construction në krye me Presidentin tonë z. Arsim Kabashi. 

Më poshtë gjeni të bashkangjitur vendimin e shkallës së parë të FFK-së.

Leave a Reply

%d bloggers like this: