Koha për fitore

Therandë, 05.10.2018 – Sporti ka edhe gëzimin edhe hidhërimin,ka disfatën dhe fitoren dhe ne nuk do të pajtohemi asnjëher me disfatën dhe nuk do t’i dorëzohemi hidhërimit por do të luajmë si luanë dhe do të sjellim gëzim tek ata të cilët besojnë tek ne dhe jetojnë me ne.

Djelmoshat e udhëhequr nga traineri Sami Sermaxhaj,gjatë këtyre ditëve kanë punuar maksimalisht që nesër të dalin faqebardhë,që nesër të i gëzojnë tifozët tanë,dhe të kaluarën ta lënë në sirtarin e të kaluarës.

Dhe ne iu ftojmë që nesër të vini sa më masovikisht,të përkrahni skuadrën dhe së bashku të buzëqeshim në fund.

#forcaBallkani
#forcaXhebrailat
#forcaTheranda

Na priftë e mbara.