Komunikatë për media

Klubi Futbollistik “Ballkani” Suharekë, pas 7-të xhirove të para të zhvilluara në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, ka analizuar rrjedhën e deritashme të ndeshjeve, duke arritur të grumbullojmë 8 pikë.

Si anëtar i ri i IPKO Superligës, jemi duke bërë gjithqka që të japim më të mirën si në organizimin sa më profesional të klubit, ashtu edhe në pjesëmarrje tonë në kampionat.

Të gjithë jeni dëshmitarë me organizimin e ndeshjeve si vendas në stadiumin e qytetit në Suharekë, dhe mikpritjen që po i bëjmë ekipeve mysafire, zyrtarëve të ndeshjes, delegatëve, gjyqtarëve dhe mediave.
Por, duke analizuar një nga një ndeshjet e zhvilluara deri më tani, ne si klub shprehim shqetësimin tonë kundrejt gjyqtarëve të futbollit të cilët konsiderojmë se po na dëmtojnë direkt në rezultat.

Siq e dijmë të gjithë se futbolli kosovar, ka vetëm pak kohë që u pranua në institucionet ndërkombëtare në FIFA dhe UEFA, dhe jemi në vëzhgimin direkt të tyre, andaj kërkojmë nga Federata e Futbollit të Kosovës, që të jenë më vigjilentë ndaj gjyqtarëve të futbollit, të cilët nuk janë në krye të detyrës, për atë që janë të thirrur, pra të ndajnë drejtësinë.

Në dy ndeshjet e fundit të FC Ballkanit, ndaj Trepçës ’89 dhe Drenicës, konsiderojmë se gjyqtarët na kanë dëmtuar rëndë duke ndikuar direkt në rezultat.

Në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 të zhvilluar në Suharekë, më së paku është pritur nga gjyqtari i cilësuar si më i miri në Kosovë, Genc Nuza, i cili nuk ka akorduar penallti të pastër në min. e 5-të si dhe në min. 49-të pa u hamendur fare përjashton futbollistin tonë Egzon Shabani, direkt me kartonin e kuq.

Ndërsa dje në Skenderaj në ndeshjen kundër Drenicës, gjyqtari Selim Isufi dhe asistentët e tij, ishin shumë tendencioz me vendimet e tyre duke na dëmtuar në golin e dytë të ekipit vendas, nga pozita jasht loje (min 55-të) si dhe në të njejtën minute nuk akordon penallti në të mirë të FC Ballkanit, kur futollisti vendas ndal topin me dorë brenda zonës së 16-të metërshit.

Lidhur me rastet e lartëcekura jemi të gatshëm ti argumentojmë me video në ndonjë emision televiziv.

Madje as nga analistët teliviziv e as nga ekspertët e Referimit të cilët mbajnë emisione për sportin përkatsisht futbollin nuk komentojnë rastet se sa është dëmtuar FC Ballkani,por në të kundërten kalohet sikur mos të kishte zhvilluar ndeshje FC Ballkan-i fare.

Jemi te shqetësuar tejmase për padrejtesitë që po na bëhen, prandaj nuk kërkojmë të na ndimojnë por kerkojmë korrektësi e FAIR PLAY sepse edhe ne besojmë që futbollit kosovar i kemi dhënë dimenzion tjetër me organizim e me investime që kapin vlerën qindra e mijëra eurove që po i investohen nga pronarët e rinjë në klub. Kërkojmë vetëm Fair Play që mos t’i zhgënjejmë këta investitor që patëm fatin t’i kemi.Nuk deshirojmë që nga parregullsitë e disa individëve tendencioz që të zhgënjehen Invesitoret e Klubit të cilët e kanë ngjallur Sportin perkasisht futbollin ne qytetin tone!!!
Andaj kerkojm te mos Demtohemi-!!!