Therandë, 09 Shtator 2018 – Dje skuadra jonë ka mbajtur stërvitjën e parë nën urdhërat e trainerit të ri,z.Sami Sermaxhaj.

Në stërvitje ishin të pranishëm të gjithë futbollistët e skuadrës sonë,duke treguar edhe një herë disiplinë,punë grupore dhe seriozitet të lartë.

Pas stërvitjes traineri Sermaxhaj bëri prononcimin e parë,duke treguar arsyen se pse zgjodhi Ballkanin dhe ambiciet e skuadrës nën urdhërat e tij.

“Më ka bindur projekti,grupi i lojtarëve dhe tifozët që të jemë pjesë e FC Ballkani.”

“Kjo ishte stërvitja ime e parë me FC Ballkanin dhe kam kënaqësinë të udhëheqë një klub me organizim profesional,me një ekip që shpresoj që së shpejti t’i kthehet rezultateve dhe t’i gëzoj tifozët e flaktë të Ballkanit, Xhebrailat.”