Prag ndeshje me Llapin

Therandë, 24 gusht 2018 – ‘Tani e tetë muaj nuk kemi pësuar humbje dhe edhe në ndeshjën kundër Llapit synojmë të vazhdojmë ecurinë pozitive.’ filloi fjalët e tij traineri ynë,Bekim Shotani.

Skuadra e Ballkanit nesër,e shtune zhvillon ndeshjen kundër Llapit,ndeshje kjo që i takon javës së dytë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.Traineri Shotani,tregon se djelmoshat e tij kanë punuar me seriozitet gjatë tërë javës duke u përgaditur maksimalisht për këtë ndeshje.

‘Kemi ndërtuar skuadër homogjene dhe në ndeshjen kundër Llapit na kthehet edhe Jetmir Topalli e Borche Manevski që kundër Lirisë luajti vetëm 10 minuta dhe shënoi gol.Llapi ka skuadër tejet të fortë por ne jemi përgaditur maksimalisht për këtë ndeshje dhe fitorja në javën e parë kundër Lirisë na ka liruar nga presioni.’- shtoi tutje Shotani.

”Xhebrailat” dhe shikuesit vendas do të jenë lojtari ynë i 12-të në fushë dhe do të jetë përparësi për ne prandaj shfrytëzoj rastin të i ftoj të jenë sa më shumë nesër.- përfundoi deklaratën traineri Bekim shotani.