Therandë, 11 shtator 2018 – Pas dy humbjeve të pësuara në dy ndeshjet e fundit,sot arritëm të sigurojmë një pikë kundër një kundërshtari aspak të lehtë.

Lojën e filluam furishëm duke shënuar gol që në minutën e parë,por që u anulua pasi gjyqtarët e ndeshjës akorduan pozitë jashtë loje.Pas golit skuadra jonë pati edhe disa raste të mira shënimi,por që nuk u konkretizuan dhe pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë skuadra filloi sërish të sulmojë,por një gabim në mesfushë bëri që në minutën e 52-të të ndëshkohemi duke shënuar skuadra kundërshtare përmes sulmuesit Mankenda.
Por djelmoshat tanë treguan edhe një herë shpirtin luftarak duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare,dhe ishte minuta e 72-të,kur Blendi Baftiu arriti të shënoi golin e parë me fanellën e Ballkanit,duke barazuar rezultatin.

Deri në fund të ndeshjes skuadra jonë rrezikoi edhe disa herë portën kundërshtare por që nuk arritëm të shënojmë golin e fitores.

Pas ndeshjes traineri Sermaxhaj deklaroi: “Jam jashtëzakonisht i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, të cilët dhanë maksimumin nga vetja.
Besoj që me punë do të përmirësojmë së shpejti lojën dhe efikasitetin.Ishte një barazim i vlefshëm, pasi që patëm përballë një kundërshtar të fortë.”