Skënderaj,28 shtator 2018 – Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skënderaj nuk përfundoi ashtu sic deshëm pasi në këtë ndeshje ‘mungonin’ ata të cilët duhet të ndanin drejtësinë.

Jo që mungonin por gjyqtarët e ndeshjes ishin tendecioz dhe gjatë tërë ndeshjes treguan anim për skuadrën vendase duke na dëmtuar në shumë raste,në fund arriti të i siguronte pikët e plota skuadrës vendase.

Djelmoshat e skuadrës sonë u angazhuan maksimalisht dhe golin e vetëm në ndeshje për skuadrën tonë e shënoi Jetmir Topalli.

Ndeshja u mbyll me rezultat 2 me 1 për vendasit.