Therandë, 18 Gusht 2018 – FC Ballkani nesër (e diele) do të zhvillojë ndeshjën e parë për edicionin garues në IPKO Superligën e Kosovës në futboll,në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren, ku do të jetë mysafir i skuadrës së Lirisë.

Kjo ndeshje cilësohet dhe derbi lokal por për skuadrën tonë është më shumë pasi po luajmë pas tetë vitesh sërish në elitën e futbollit kosovar.

Për këtë ndeshje na flet edhe traineri Bekim Shotani i cili tha:

“Ndeshja e nesërme do të jetë e veqantë për FC Ballkani, pasi zhvillon ndeshjën e parë ne IPKO SUPERLIGË pas 8 viteve.Jemi të mobilizuar që shikuesve të Suharekës të iu sjellim pikët e para në këtë edicion.Besoj dhe shpresoj që këta djem do të na e zbardhin fytyrën nesër.”

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 16:45.