Therandë, 10 shtator 2018, – Pas një jave përgaditje intenzive,dhe pas ndryshimeve në stafin teknik,po i kthehemi sërish emocioneve që të sjellë loja e bukur e futbollit.

Nesër,në cilësinë e mikëpritësit do të zhvillojmë ndeshjen e javës së IV -të, në IPKO Superligën e Kosovës, kundër FC Prishtinës.

Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme dhe tre pikët janë synimi ynë i vetëm që t’i gëzojmë tifozët më të mirë në Kosovës, Xhebrailat,qytetarët e Therandës dhe të gjithë dashamirët e skuadrës sonë.

Na priftë e mbara.
Forca FC Ballkani